Gazetari islandez: Kosovarët po e nënvlerësojnë Islandën

Çfarë ka rritur vëmendjen e gazetarit islandez pas mbërritjes në Shkodër, është entuziazmi i madh nga mediumet kosovare dhe shqiptare të cilat, siç thotë Jonsson, presin fitoren e Kosovës.

Gazetari islandez: Kosovarët po e nënvlerësojnë Islandën

Gazetari islandez, Kristjan Jonsson, i cili ndodhet në Shkodër ku po i qëndron afër kombëtares së Islandës për sfidën ndaj Shqipërisë që zhvillohet sonte në “Loro Boriçi”.

Jonsson, i cili shkruan për gazetën islandeze Morgunbladid, ka thënë se synimi i vetëm i Islandës është fitimi i tre pikëve në këtë ndeshje.

“Edhe pse kemi shkuar në finalet e Evropianit, nuk kemi arsye që t’ia rrisim vetës standardet. Të kualifikohemi në Kampionat Botëror është një ëndërr. Situata është emocionuese dhe një domosdoshmëri për të marrë tri pikët”, tha Kristjan Jonsson për Fotbolti.net.

Çfarë ka rritur vëmendjen e gazetarit islandez pas mbërritjes në Shkodër, është entuziazmi i madh nga mediumet kosovare dhe shqiptare të cilat, siç thotë Jonsson, presin fitoren e Kosovës, njofton Insajderi.

“Ata janë optimist dhe kanë besim të madh në lojtarët e tyre. Një nga arsyet që ata mund të na nënvlerësojnë neve, është se ata janë duke i shikuar mungesat në skuadrën tonë. Ata janë një skuadër e sapo formuar. Nuk e dimë se çfarë na pret. Edhe pse Kosova ka pasur vështirësi të shënojë, nuk e ka të vështirë të krijojë raste”, deklaroi gazetari Jonsson.

Kosova dhe Islanda do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com