Gazetarët nga Koreja Jugore do të përcjellin shkatërrimin e poligonit bërthamor në Veri

Baza Punggye-ri gjendet në verilindje të vendit. Shkatërrimi i poligonit duhet që njëkohësisht t'i vendosë themelet për samit.

Gazetarët nga Koreja Jugore do të përcjellin shkatërrimin e poligonit bërthamor në Veri

Tetë gazetarë nga Koreja Jugore janë nisur për në Korenë Veriore pasi Pheniani iu kishte lejuar t’i bashkëngjiten grupit të vogël të medieve  të cilët do të përcjellin shkatërrimin e poligonit në të cilin Veriu ka zhvilluar provat bërthamore.

Shkatërrimi i lokacionit Punggye-ri ku kanë ndodhur gjithë gjashtë provat të shpërthimit të bombave nukleare, duhet, siç pritet,  të ndodh nesër apo të premten, varësisht prej kushteve atmosferike, transmeton AP.

Koreja Veriore sot në mëngjes ka pranuar listën e gazetarëve nga Koreja Jugore. Reporterët nga vendet tjera  tashmë kanë arritur në qytetin e Koresë Veriore Wonsan ku janë duke pritur të dërgohen në lokacionin e përmendur.

Baza Puggye-ri gjendet në verilindje të vendit. Shkatërrimi i poligonit duhet njëkohësisht t’i vendosë themelet për takim të liderit të Koresë Veriore Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili është caktuar për 12 qershor në Singapor./Insajderi.com.