Gazetarët – Fituesit e vërtetë në OSCARS

Gjashtë njerëzit më krenar në Teatrin Dolby të dielën ishin 6 gazetarët hulumtues rolet e të cilëve i kanë luajtur aktorët e filmit fitues në OSCAR, “Spotlight”.

Gazetarët – Fituesit e vërtetë në OSCARS

Kur filmi fitoi çmimin OSCAR për filmin më të mirë në fund të natës, gazetarët ishin të gëzuar.

“Jemi shumë të emocionuar dhe të tronditur. Aq mirënjohës”, tha Matt Carroll nëpërmjet një mesazhi nga teatri.

Matt është një nga 6 gazetarët që personifikohen në filmin fitues të çmimit OSCAR. Rolin e tij e luan aktori Brian d’Arcy James.

“Shpresojmë që filmi do të vazhdoj të ndihmojë viktimat edhe në të ardhmen”, ka thënë ai, për CNN.

Qysh para nisjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Spotlight” ishte vlerësuar si filmi më me ndikim dhe u vlerësua nga kritika për trajtimin e temës së gazetarisë. Filmi ia ka kaluar edhe atij të vitit 1976 “All The President’s Men” duke u bërë kështu frymëzim për të gjithë gazetarët në botë.

Filmi dramatizon hulumtimin e vitit 2001-2002 i publikuar në gazetën “Boston Globe” që qiti në pah abuzimin seksual nga priftërinjtë katolik dhe nxiti disa nga mbijetuarat e abuzimit që të flasin publikisht për këtë rast, raporton Insajderi.

Carrooll dhe 5 gazetarët  e tjerë të portretizuar në “Spotlight” kanë qenë të përfshirë në promovimin  e filmit qysh prej disa muajsh. Ata mezi presin që të kthehen në ditët e tyre normale, por jo pa përjetuar në të gjithë mënyrat e mundshme jetën e Hollywood-it nëpërmjet çmimeve OSCAR.

Të gjashtë gazetarët, Mike Rezendez (Mark Ruffalo), Sacha Pfeiffer (Tachel McAdams), Walter “Robby” Robinson që në “Spotlight” ka rolin kryesor e që luhet nga Michael Kreaton, Ben Bradlee (John Slattery), Marty Baron (Liev Schreiber), përfshirë edhe Carroll kanë thënë për CNN se përfshirja në lotimin për filmin ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.

spotlightbrenda

Pasi kanë fituar çmimin “Pulitzer” të gjashtë gazetarët amerikan thanë se fitimi i çmimit “OSCAR” është një arritje e madhe.

“The Pulitzer ishte një nderë për ne pasi është çmim i respektuar në profesionin tonë”, ka thënë gazetari Baron, raporton Insajderi.

Por, për kolegun e tij Robinson “filmi ka qenë shumë më i madh sesa çdo gjë tjetër që mund të publikohet në faqen e parë të gazetës”.

“Çështja e abuzimit seksual është bërë më politike sesa futbolli në Vatikan. Mendoj se filmi është duke ndihmuar që të ushtrohet më shumë presion mbi Vatikanin për të bërë gjënë e duhur”, ka thënë Mike.

Gazetarët ishin të pranishëm edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Thanë që ishte diçka emocionuese por jo edhe aq sa ka qenë bërja e filmit “Spotlight”.

spotlightbrenda1

Gazetarët ishin intervistuar nga skenaristët dhe ishin të përfshirë në xhirimin e filmit dhe montimit.

“Ka qenë diçka që shpesh të çmendte por edhe një përvojë e jashtëzakonshme sepse fituar eksperiencë në industrinë e filmit”, ka thënë Carroll.

Por industria e medieve do të jetë fusha ku ata do të kthehen sërish. Tash që OSCARS ka ikur dhe kampanja e lotimi gjithashtu, ata thonë që është koha të kthehen në realitetin e tyre.

Thonë se përsëri mund të punojnë së bashku në ndonjë hulumtim por janë të interesuar që të punojnë veçmas në çështjet që u interesojnë.