Gazeta zvicerane “Blick”: Januzaj injoron vazhdimisht Kosovën

24.03.2017 18:45

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” i ka kushtuar një shkrim përfaqësueses së Kosovës dhe futbollistëve nga Kosova që kanë pranuar të luajnë për të. Por, thekst të vecantë Blick i ka dhënë injorimit që ylli i Sunderlandit, Adnan Januzaj vazhdon t’ia bëjë Kosovës.

Gazeta zvicerane “Blick”: Januzaj injoron vazhdimisht Kosovën

Gjithmonë e më shumë lojtarë po vendosin të ndryshojnë kombëtaren për të cilën luajnë dhe po luajnë për kombëtaren e re të Kosovës. Sidoqoftë për njërin tentimet po shkojnë huq.

Kombëtarja e Kosovës po fiton gjithmonë e më shumë prurje të reja në skuadrën e saj. Në ndeshjen kundër Islandës, këtë të premte, debutojnë përsëri edhe tre lojtarë. Ish-lojtari i Hamburgut Besart Berisha, i cili tani luan për Melbourne dhe më parë luante për Shqipërinë. Donis Avdiaj, deri tani lojtar i Gjermanisë. Dhe Atdhe Nuhiu nga Sheffield Wednesday.

Loret Sadiku i cili po pret për lejen nga FIFA për të ndërruar kombëtaren nga Suedia në Kosovë, por do të jetë në skuadër në lojën kundër Turqisë, shkruan Blick.

Vetëm tek njëri nuk ka ndonjë hap të marrë në këtë drejtim: Adnan Januzaj 22-vjeç. Belgu i cili renditet me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin nga talentet më të mëdha me origjinë kosovare. Që nga koha e juniorëve ai është nën kontratën e Manchester United, dhe këtë sezon është huazuar nga Sunderland. Në Kampionatin Botëror në vitin 2014 ai ishte në skuadrën belge.

Por pasi Januzaj nuk ka pasur ofertë vazhduese që prej shtatorit të vitit 2015 nga Belgjika, Kosova, ndryshe prej Zvicrës, mban shpresë në një shkëmbim të kombëtares.

Megjithatë, Januzaj po injoron këto shpresa dhe dëshira. Ai dëshiron të kthehet në skuadrën kombëtare belge në Kampionatin Botëror 2018.

“Ai duhet të ndjejë fanellën e Kosovës, por ai nuk po e bën këtë. Nuk ka pasur më ndonjë kontakt me të,” thotë presidenti i Federatës së Furbollit Fadil Vokrri.

Nga Zvicra në lojën kundër Islandës janë ftuar Benjamin Kololli nga Lozana, Alban Pnishi dhe Hekuran Kryeziu nga Luzerni. /Insajderi.com