Gazeta “AS”: Januzaj është duke pritur dritën e gjelbër nga FIFA për Kosovën

05.09.2016 15:42

FIFA të hënën ka aprovuar kërkesat e nëntë lojtarëve për të përfaqësuar Kosovën vetëm pak orë para ndeshjes së saj të parë garuese për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 kundër Finlandës.

Gazeta “AS”: Januzaj është duke pritur dritën e gjelbër nga FIFA për Kosovën

Siç raporton gazeta spanjolle “AS”, FIFA ka thënë se edhe Adnan Januzaj i Belgjikës, Përparim Hetemaj i Finlandës dhe Arbër Zeneli i Sudisë janë duke pritur vendimin e FIFA-s për të luajtur për Kosovën.

FIFA sot ka aprovuar aplikacionet për nëntë lojtarë që më parë kanë luajtur për vende tjera. Fanol Përdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani.

Edhe 24 lojtarë tjerë që kanë rrënjë në Kosovë aktualisht luajnë për gjashtë kombëtare tjera, njofton Insajderi.

Shumica prej tyre luajnë për Shqipërinë, kombëtare e cila po vajton vendimin e katër lojtarëve deri më tani që kanë vendosur të luajnë për Kosovën, shkruan AS, njofton Insajderi. /Insajderi.com