Gazeta gjermane: Skenaret e Luftës së Tretë Botërore

Gazeta gjermane: Skenaret e Luftës së Tretë Botërore

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” në numrin e sotshëm ka publikuar një lajm me titullin “Skenari i Luftës Botërore”, raportojnë mediat e huaja

Në këtë artikull shkruhet për mundësitë e një Lufte të Tretë Botërore dhe për skenaret e mundshme që mund të ndodhin gjatë saj, raporton Insajderi

Një konflikt SHBA-Rusi?

“Në krizën e Sirisë super-fuqitë po përplasin njëra tjetrën me arsyetime të ndryshme. Tashmë konfliktet botërore janë të pashmangshme. A mund të ndodhë një konflikt ushtarak mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë?”, shkruhet në lajmin e gazetës gjermane.

Luftërat e mëdha kanë dalë nga shkaqet e vogla

“Siria e cila është si barut në konfliktet e shteteve të ndryshme tashmë është e hapur për skenare të ndryshme. Konfliktet mes super-fuqive dhe lufta mes tyre nuk ishte menduar për një kohë të gjatë. Tashmë gjithçka mund të jetë e hapur. Luftërat e mëdha gjithmonë kanë ndodhur për shkaqe të vogla” , shkruan më tutje në këtë publikim.

Ky shkrim i ka dhënë hapësirë edhe konflikteve të Turqisë me Kurdët ashtu si edhe tensioneve të Turqisë me Rusinë./Insajderi.com