Gazeta britanike shkruan për magjinë e Bjeshkëve të Nemuna

Gazeta britanike shkruan për magjinë e Bjeshkëve të Nemuna

Ngjitja në Luginën e Ropojanit (në Vuthaj të Plavë-Gucisë – sqarim ynë) në të ashtuquajturat Bjeshkët e Nemuna që përbëjnë kufijtë mes Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës është magjepsëse, nis udhëpërshkrimin Standard.co.uk, të cilin sot e transmeton Koha Ditore.

Është një emër ndjellës, por nuk përkon me atë vend, pasi që është një vend spektakular e i bukur – majat gëlqerore, kullotat e gjelbëria, ngjitje të larta dhe fshatra malore tejet mikpritëse. Shtegu që ndjek është “Majat e Ballkanit” – një udhëtim epik, 197-kilometërsh nëpër disa prej peizazheve më të bukura që ofron ky kënd i Evropës. Qarkun që pothuajse bashkohet në mes si një figurë, duhen dhjetë ditë për ta kaluar me akomodim dhe ushqim të siguruar nga një shtëpi e fshatit që është aty për vizitorët.

Pak pjesë të Evropës janë kaq pak të njohura, ose kaq pak të vizituara. Në maje të luginës është shtrati i një lumi që është tharë – i ushqyer vetëm nga shkrirja e borës, ka zakon që të zhduket si një fantazmë, pa lënë asnjë gjurmë. Pas kalimit në Mal të Zi rrugëtimi vazhdon në kufirin e padefinuar për në Shqipëri, duke ndjekur rrugën nëpër male, për të kaluar në kullota të hapura, pastaj pranë një përroske të ngushtë, duke u ngjitur në mënyrë të qëndrueshme derisa retë e mëngjesit ngadalë shpërndahen. Rrugëtimi vazhdon pranë disa bunkerëve të ngjashëm me kupola – të ndërtuara nga diktatori shqiptar Enver Hoxha në krejt vendin midis viteve gjashtëdhjetë e tetëdhjetë – që kanë mbetur të braktisura prej shumë kohësh dhe në mënyrë të papërshtatshme shkretë.

Katër orë pas luginës së Ropojanit në Mal të Zi, arrihet një majë e lartë prej 1 mijë e 707 metrash lartësi në luginën e Pejës (bëhet fjalë për toponim në malet mbi Theth- sqarim ynë), nga ku mund të shihet lugina e Thethit. Në anën e djathtë janë shkëmbinjtë, që duken si një kërcim i mahnitshëm nga Qeta e Arapit në dyshemenë e luginës – rënie vertikale prej 800 metrash – por rruga është një gjurmë e gjerë dhe e ndërtuar me zigzagë në e përreth kodrave të tmerrshme shkëmbore. Pas këtij udhëtimi, nëse vazhdohet pa ndalë, mbrëmja mund të të gjejë në fshatin Theth, që shtrihet në luginën afër lumit.

Derisa ka diçka shumë të kënaqshme për përfundimin e udhëtimit me distancë të gjatë siç është shtegu “Majat e Ballkanit”, nuk është e nevojshme të ecet tërë kohën – disa pjesë mund të vizitohen si ecje ditore, apo mund të krijohet një rreth i njerëzve që u mundësohet transporti prej agjencive lokale. Prej Plavës mund të shkohet në Theth, Valbonë dhe Dobërdol në Shqipëri, por që ka edhe rrugë të tjera nëpër Mal të Zi, por që kjo rrugë nuk çon në Kosovë.

Por kur vjen fjala për ngjitje mund të fillohet me Vuthajt në Mal të Zi, për të vazhduar më pas në Luginën e Ropojanit për të kaluar në rrugën e qafës së Pejës e në fund në Theth të Shqipërisë. Ujëvara dhe kullat e Thethit janë të mrekullueshme. Për ta vizituar tërë këtë vend mjafton një ditë e tërë. Prej kishës së shekullit XIX tek kulla e shekullit XVII, më pas kalohet ura dhe ndiqet rrjedha e lumit, para se të shkohet tek ujëvara që bie në 30 metra mbi shkëmb në një pishinë të gjelbër me shumë nuanca (në foto: Kisha e shekullit XIX në fshatin Theth dhe pamje e këtoditshme nga fshati Vuthaj).