Gazeta britanike shkruan për Celinën dhe lojën e parë zyrtare të Kosovës

E përditshmja britanike The Mirror ka shkruar sot për sulmuesin kosovar të Manchester City dhe ndeshjen e parë të Përfaqësueses së Kosovës në eliminatore për Botërorin “Rusia 2018”.

Gazeta britanike shkruan për Celinën dhe lojën e parë zyrtare të Kosovës

The Mirror shkruan se Bersant Celina është i gatshëm që të startojë për ndeshjen e parë konkurruese të Kosovës kundër Finlandës këtë të hënë.

“Anëtarësimi i plotë i Kosovës në FIFA u ratifikua në fillim të këtij viti dhe dita e hënë do të thotë se Kosova luan lojën e parë ndonjëherë për eliminatore për ndonjë Kupë të Botës,” shkruan the Mirror.

Ajo shkruan me tej se rruga e Kosovës për në “Rusia 2018” është e vështirë për shkak se gjendet në grup të njëjtë me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën. /Insajderi.com