Gazeta austriake paralajmëron: Thaçi president

28.01.2016 16:20
Gazeta austriake paralajmëron: Thaçi president

Gazeta austriake “Österreich” ka publikuar një artikull, ku paralajmëron se javët në vazhdim, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.

Sipas gazetës, 48-vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë dhe gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës,raporton “Insajderi”

“Presidenti kosovar zgjidhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputet. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.

“Österreich” gjithashtu ka shkruar se në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të mbahet protesta e paralajmëruar nga përfaqësuesit e opozitës.

Sipas gazetës, përmes protestave  opozita në Kosovës po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës  të heq dorë nga dy marrëveshjet, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi.