Gaxherri kërkon t`i tërhiqet vërejtje Stojanoviqit për zhvillimet te kisha në UP

Gaxherri kërkon t`i tërhiqet vërejtje Stojanoviqit për zhvillimet te kisha në UP

 

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, në seancën e sotme  të Kuvendit ka folur për zhvillimet e fundit rreth kishës ortodokse brenda hapësirës së kampusit universitar në Prishtinë.

Ajo se nuk duhet të provokohet situata duke kërkuar nga Kryeministri Isa Mustafa t’ia tërheqë vërejtjen rreth kësaj cështjeje zëvendësit të tij Branimir Stojanoviq.

“E ashtuquajtur kisha serbe, është ndërtuar kur Kosova ishte e rrethuar me masa ushtarake. Ne e dimë se çfarë qëllimi kishte kjo kishë e asaj kohe. Serbët e Kosovës kanë obligim ta respektojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nuk do te lejohet as kishë e as xhami ne oborret e institucioneve arsimore”, ka deklaruar Gaxherri.