Gaxherri dyshon se u tentua atentat ndaj saj dhe dy deputetve tjerë

Gaxherri dyshon se u tentua atentat ndaj saj dhe dy deputetve tjerë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka shprehur shqetësim për sigurinë e saj dhe dy deputetëve të tjerë të LDK-së.

Ajo ka përmendur një rast kur, duke udhëtuar me dy deputetë të tjerë, veturës zyrtare i kishin plasur të dyja gomat.

“Ishim duke udhëtuar me veturë zyrtare për një organizim të Gizz-it gjerman, dhe rrugës ka plasur njëra gomë, e më pas edhe tjetra. Në shpëtuam, por kjo duket e dyshimtë”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri ka ftuar prokurorinë të hetojë këtë rast për, siç thotë ai, të shoh a ishte tentim për atentat.