Gates shokon kolegët miliarderë

Ai kërkon nga pushteti i SHBA që të rritet tatimi në pasuri.

Gates shokon kolegët miliarderë

Një prej njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates sot ka deklaruar se ai duhet të paguaj tatimi më i madh, dhe i ka bërë thirrje pushtetit amerikan të kërkojë prej miliarderëve të paguajnë tatime “shumë më të mëdha”.

“Ishte dashur të paguaj tatime më të mëdha. Kam paguar tatime më tepër se kushdo, më tepër se 10 miliardë dollarë, por qeveria duhet që prej individëve të cilët janë në pozitë sikur unë, të kërkojnë të paguajnë shumë më tepër tatim”, ka theksuar themeluesi i Microsoft’it në një intervistë për CNN.

Gates, pasuria e të cilit është vlerësuar në 86 miliardë, gjithashtu e ka kritikuar ashpër reformën e ligjit tatimor të SHBA, me të cilin janë zvogëluar normat e tatimeve për korporata të mëdha, transmeton Insajderi.com.

“Ky nuk është ligj progresiv veç regresiv” ka porositur Gates.

Sipas raportit të fundit të Institutit amerikan për studime politike, vetëm në për qind të ekonomive më të pasur në SHBA do të ketë përfitim prej rreth 80 për qind nga lehtësimet tatimore./Insajderi.com.