Gashi shënon supergol për Coloradon

Gashi shënon supergol për Coloradon

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka shënuar dy gola në MLS.

Ylli nga Kosova, shënoi për Coloradon në barazimin 3 – 3 ndaj Vancouver.

Fillimisht, Gashi shënoi në minutën e 57-të, nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 75 me një goditje “bombë”, arriti që të mposhtë portierin nga gjuajtja e lirë.

Ky ishte goli i tij i shtatë në këtë sezon të ligës amerikane për sulmuesin shqiptar.