Gashi: Provova të vazhdoja lojën, por ishte e pamundur

Gashi: Provova të vazhdoja lojën, por ishte e pamundur

Dita e djeshme kishte dy anë të medaljes për sulmuesin shqiptar të Colorado Rapidsit, Shkëlzen Gashi. Pasi shënoi një supergol në gjysëmfinalen e kthimit të Konferencës ndaj Los Angelos Galaxy, ai la fushën i dëmtuar pas një ndërhyrjeje të rëndë të Ashley Cole.

Gashi u pa të lëviste gjatë pjesës tjetër të takimit me paterica, çka dha përshtypjen e një dëmtimi të rëndë. Por ditën e sotme mediat amerikane kanë bërë të dituar se sulmuesi ka vetëm një ndrydhje të kaviljes së djathtë, e cila rikuperohet shumë shpejt, me vetëm 3-4 ditë pushim.

“Nuk e di nëse bëra faull unë apo Ashli Kol, por di që ishte një situatë mjaft e keqe sepse ishte fundi i pjesën së parë dhe këmba ime ishte ngatërruar me të tijën. Më pas u futëm në dhomat e zhvjeshjes dhe shpreha dëshirën për të vazhduar lojën, por kur bëra hapin e parë, e kuptova që ishte e pamundur”, tha Gashi pas ndeshjes.

Gjithashtu Gashi pas ndeshjes ka bërë një postim në Facebook me videon e golit dhe me përshkrim “Kjo është shtëpia ime”, teksa nuk e ka përmendur aspak dëmtimin, çka gjithashtu të bën të mendosh që nuk ka asgjë serioze.

gash