Gashi: Nuk bojkotuam seancën, bojkotuam Veselin

Gashi: Nuk bojkotuam seancën, bojkotuam Veselin

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit kanë lëshuar sallën.

Deputeti i koalicionit LA, Arben Gashi ka arsyetuar veprimin e tyre duke thënë se nuk e kanë bojkotuar seancën por Kadri Veselin.

“Nuk e bojkotuam. Kjo ishte një lëvizje sporadike e daljes jashtë sallës, si një shenjë e simbolikës politike të refuzimit të sjelljes politike të z. Veseli”, ka thënë Gashi, duke shtuar se në seancën tjetër do të jenë prezentë.

Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i kuvendit, me 62 vota pro dhe 52 kundër. /Insajderi.com