Gashi në Jabllanicë: Jeni pranë burimit e pa ujë, kjo nuk shkon

Gashi në Jabllanicë: Jeni pranë burimit e pa ujë, kjo nuk shkon

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi ka qëndruar në fshatrat Jabllanicë e vogël dhe e madhe e Pejës, ku ka bërë shpalosjen e programit qeverisës 4-vjeçar.

Gashi i AAK-së që ka marrë mbështetjen e komunitetit këtu, ka premtuar se në ditët e para të qeverisjes së tij me Pejën të dy Jabllanicat do të kenë furnizim të rregullt me ujë në sistem hidroforësh. Gashi ka thënë se për këso projekte komuna ka mjete porse ato po keqpërdoren nga pushteti në largim.

“Këto dy fshatra jetonjnë pranë burimit e pa ujë. Prioritet i ditëve të para të punës time si kryetar, do jetë uji me sistemin e hidroforave. Ky fshat ka të nevojshme edhe shumë investime. Komuna ka mjete vetëm nuk duhet keqpërdorë ato.”-ka deklaruar Fatmir Gashi para banorëve të këtyre anëve.

Gashi i AAK-së më tej ka shtuar se garancë e fitores dhe e punës së tij për Pejën e pas 22 tetorit do të jetë edhe mbështetja e qeverisë Haradinaj për rrafshin e dukagjinit.

“Ju po shihni që në ditët e para të punës së tij, kryeministri Haradinaj po e kthen dukagjinin në hartën e Kosovës. Përkrahja e Qeverisë Haradinaj për rrafshin e dukagjinit dhe besimin në njerzit tonë, janë ura lidhëse e rrugëtimit tonë të përbashkët për fitore. Mbështetja që po e shoh tek ju për ne, për programin tonë është mbështetje për vizionin ndryshe, për qeverisje pa keqpërdorime dhe pa tenderomani”, u ka thënë Fatmir Gashi banorëve të fshatrave të Jabllanicës.