Artikull i Sponzorizua

Gashi: Me mua kryetar, për çarshinë do të vendos vet çarshia

Gashi: Me mua kryetar, për çarshinë do të vendos vet çarshia

Jashtëzakonisht i kënaqur me vizitën në Çarshinë e gjatë të qytetit. Çarshia e gjatë është simbol i shenjtë.

Çarshia është fuqi. Çarshia ka vendosur. Unë e kam formulën ekonomike.

Pejës nuk i duhen as sheshe e as çarshi të zbrazëta në këtë kohë konkurrence të fortë tregu.

Në 100 ditët e para: Parkingje dhe toalete publike. Nuk ka çarshi pa parkingje. Nuk ka çarshi pa toalete publike.

Asgjë për fatin e kësaj çarshie, pra, projektet dhe veprimtaria këtu, nuk do të realizohet pa votën dhe miratimin e komunitetit të pronarëve, ndërmarrësve, zejtarëve. Me mua kryetar, për çarshinë do të vendos vet çarshia. Për këto, garantojë me dorëheqje.

Me çarshinë nuk luhet. Me çarshinë nuk ka mundur të luaj askush as në kohën e Jugosllavisë okupatore. Për fatin dhe projektet e çarshisë, vendos çarshia e jo matrapazët e emëruar dhe instaluar sot nëpër institucionet lokale. Çarshia është fuqi.

Në vitin e parë të mandatit të parë. Do ta kthejmë jetën dhe zhvillimin në këtë pjesë. Rivitalizimi ndodhë me njerëz, me blerës. Çarshia e gjatë sa i përket zhvillimit dhe shit-blerjes do të ketë ringjallje pune e frekuentimi sikur në dekadat e shkuara të arta të saj. Kot ndërtojmë e zbukurojmë. Nëse nuk tërheqim fuqi blerëse dhe shitëse nuk kemi bërë asgjë.

Askush nuk do të përjashtohet nga projekti.

Për të gjithë ka mundësi zhvillimi të veprimtarisë këtu. Edhe për dyqanet edhe për shitësit ambulant ka zgjidhje.

Çarshisë do ti kthehemi edhe gjatë ditëve në vazhdim.