Gashi flet për ndeshjen historike të Kosovës, thotë se “jemi një”

Futbollisti i Colorado Rapids dhe kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, i ka dëshiruar suksese Kosovës në ndeshjen e parë me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.

Gashi flet për ndeshjen historike të Kosovës, thotë se “jemi një”

“I uroj suksese dhe fat Kosovës për ndeshjen e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018! #Gashi #Jeminje”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi është me origjinë nga Kosova, por që nga viti 2014 luan me kombëtaren shqiptare të futbollit. /Insajderi.com