Gareth Bale nën përkujdesje të policisë

Gareth Bale nën përkujdesje të policisë

Uellsiani momentalisht nuk mund të fokusohet te futbolli. Edhe barazim 2:2 me Borussia Dortmund në Champions League u la në hije për shkak të problemeve private. Kështu raportohet në gazetën e mirënjohur angleze Dailly Mail.

Arsyeja: Një kushërirë e Emma Rhys-Jones, e fejuara e Gareth Bale, thuhet të jetë zhdukur – por jo pa marrë me vete një valixhe të madhe me para nga marrëveshjet e drogës dhe ora luksoze. Totali i shumës sipas “Sun”: rreth 1 milionë euro. Që prej pesë javësh ajo është pretenduar të jetë arratisur në Malajzi.

Pasoja dramatike: Në Uells, shtëpia e familjes Bale, thuhet se i është vënë flakë shumë makinave të pjesëtarëve të familjes. Përveç kësaj, thuhet se në një nga shtëpitë e gjyshërve të Emma-s, është sulmuar një nga tezet e saj. Ndërkohë rreziku është i madh edhe për të fejuarën e Bale.

Gjatë ndeshjes së La Liga-s kundër Las Palmas gjatë të shtunës së kaluar ka qenë edhe një polic në dhomën e uellsianit. Edhe në Madrid familja e tij ruhet nga forcat policore.