Përfundon gara rraskapitëse e qenve me sajë në Alaskë

Gara e qenve me sajë nga Alaska në Kanada është rraskapitëse, por garuesit, të vetë-quajtur “të varur” nga kjo ngjarje kthehen aty vit pas viti për të sfiduar vetën.

Përfundon gara rraskapitëse e qenve me sajë në Alaskë

Gara më e fortë e qenve me sajë, nuk ka zhgënjyer këtë vit. Stuhi të fuqishme bore, garues të bllokuar nga bora apo sulme nga demat – të gjitha këto ngjarje kanë përcjell garën e 33-të Ndërkombëtare të qenve me sajë “Yukon Quest”, një garë që është më shumë sfidë e egër ekstreme sesa garë mes njëri tjetrit.

“Ne ishim duke kërkuar garën më të fortë të qenve me sajë në botë, dhe këtë vit e gjetëm atë”, tha Rob Cooke, një garues Britaniko-kanadez i cili e përfundoi garën të enjten, njofton The Guardian.

I lënë nën hije nga gara e njohur Iditarod, “Yukon Quest” fillojë në fillim të muajit shkurt, duke përshkuar rrugën prej Fairbanks, Alaska, dhe Whitehorse në Kanada në një kohë shumë të ftohtë të vitit, kur temperaturat shpeshherë ranë nën -40 gradë celsius ose më keq, raporton Insajderi.

Me vetëm 9 pika të kontrollit në mbi 1,000 kilometra, udhëheqësit e sajëve udhëtuan me qindra kilometra pa parë asnjëri, duke përshkuar katër vargje malore dhe një sipërfaqe më të madhe se shteti i Francës.

Shkalla e relievit garanton një përvojë për garuesit, shumë prej tyre të vetë-quajtur “Të varur nga sajët” që kthehen vit pas viti për të testuar limitet e tyre personale në garë duke pranuar gjithçka që nëna natyre i sfidon ata.

qente teskt

“Kjo është një sfidë e madhe për ne dhe ekipin tonë. Unë nuk jam këtu që të garojë kundër ekipeve të tjera, unë jam këtu që të sfidojë kohën, kushtet e motit dhe gjithçka tjetër”, thotë Mike Ellis, i cili të mërkurën përfundoi në vendin e dhjetë.

Këtë vit, një pjesë e skuadrave u bllokuan nga stuhitë e dëborës, një garues u sulmua nga një dem i zemëruar tipik që rritet në Alaska, dhe një e papritur, një qen fitues i cili gati u mbyt në lumin Yukon duke shkuar drejtë përfundimit.

Veterani i garave nga Alaska, Hugh Neff i ekipit “Laughin Eyes Kennel” nga Tok-u(qytet në veri të Alaska-s) e fitoi trofeun e këtij viti, 2016. Fitorja e tij e dytë në 16 gara të njëpasnjëshme.

“Kjo do të thotë më shumë se një trofe”, tha Neff pas përfundimit të garës si lider. “Këtë fitore me të vërtetë e bënë qentë, e gjitha që bëjë unë është të kujdesem për ta”, përfundoi garuesi nga Alaska.

Neff-it i mori nëntë ditë, një orë dhe 25 minuta për të përfunduar garën, i ndjekur për 80 minuta më vonë nga ish-kampioni Brent Sass, po ashtu nga Alaska.

Allen Moore nga ekipi “SPK Kennels” nga Alaska, u rendit i treti me një kohë prej nëntë ditë, tri orë e 59 minuta.

Të tre ekipet e kanë të sigurt pjesëmarrjen tashmë në garën e madhe të “Iditarod”-it, e cila fillon më 5 mars, kur 82 garues elitar do të konkurrojnë për një çmim prej 725,000 dollarësh.

Neff i mori me vete vetëm 25,000 dollarë nga kjo garë e “Yukon Quest”, ose vetëm 10,000 pas shpenzimeve që ka pasur.