Ganimete Musliu: Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë

Ganimete Musliu: Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, po i duket vetja si Zeusi në tokë.

“Glauk Konjufcës po i duket vetja si Zeusi në tokë, për të përcaktuar vullnetin e qytetarëve, të drejtën kushtetuese se kush duhet të zgjedhet kryetar i Kuvendit dhe për të përcaktuar fatet e njerëzve”, ka shkruar ajo.

Musliu më tutje ka thënë se Konjufca dhe kryetari i LDK-së Mustafa, nuk mund ta përcaktojnë udhëheqjen e vendit tonë.

“Glauk ti dhe banda jote kriminale Vetëvendosje e mollotoviqëve mund t’i bëni këto lojëra me të tjerët dhe Isa Mustafën që e keni shti nen kthetra, por je shumë i vogël bashk me banditët tjerë të vegjël me na përcaktua neve udhëheqësit tanë. Nuk ka mujt Serbia me na diktua e po mundet rrugaqësis e juaj të na diktoj agjendën e institucioneve tona”, ka përfunduar ajo.