Gani Koci i PDK-së kërkon zhdukjen e VV-së

Gani Koci i PDK-së kërkon zhdukjen e VV-së

Zëvendësministri në largim i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci duke reaguar për sulmin me vezë ndaj ambasadores së Kosovës në Amerikë Vlora Citaku, ka kërkuar të gjendet ilaç që do ta zhdukë Vetëvensodjen, të cilës ai i referohet si farë që nuk durohet më.

“Fara e keqe që quhet Vetëvendosje paska mbirë edhe në Amerikë! Duhet gjetur ilaqin për ta zhdukur këtë farë! Nuk durohen ma!”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ambasadorja Çitaku është sulmuar me vezë nga Blerta Avdili, gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit.