Gagliardini, menjëherë në formacionin e Interit

Gagliardini, menjëherë në formacionin e Interit

E zyrtarizoi transferimin vetëm pak ditë më parë nga Atalanta tek Interi dhe menjëherë Pioli duket se do ta aktivizojë që nga minuta e parë 22-vjecarin Roberto Gagliardini në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Chievo-s.

Marcelo Brozovic është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe ky fakt duket se ka ndikuar te trajneri për të aktivizuar menjëherë blerjen më të re në mesin e fushës.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Pioli ka thurur elozhe për talentin italian. “Është një lojtar i rëndësishëm sepse ka kualitet. Ai është gati dhe mund të japi të tjera energji skuadrës, ndërsa është një lojtar që premton shumë edhe për të ardhmen. Transferimi i Gagliardinit në Milano është një sinjal i ambicieve që ka klubi. Është gati për të luajtur si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht”, tha Pioli.