Gafa e klubit anglez, përdor stemën e gabuar në FA Cup

Gafa e klubit anglez, përdor stemën e gabuar në FA Cup

Fanella e kuqe e Middlesbrough mund të zëvendësohet nga fytyra të skuqura në FA – pasi ekipi i Premier League mundi Oxford United duke veshur fanellën e gabuar.

Mëngët e fanellës së Boro-s tregonin logon e Premier League, në vend të logos së duhur të FA Cup që duhet të veshin të gjitha skuadrat në kompeticion përpara televizorëve.

SunSport zbulon se Federata Angleze nuk ka arritur t’i dërgojë stemat në kohë drejt klubit teksa Boro mundi 3:2 Oxford United të shtunën e kaluar.

Siç shihet, United ka stemën e duhur në mëngëKështu që ekipit që trajnohet nga Aitor Karanka nuk i mbeti gjë përveçse të vishte fanellat që përdor në Premier League, megjithëse ndeshja jepej drejtpërdrejtë nëpërmjet partnerit të FA në të gjithë globin.

Ekipi veshi të njëjtën fanellë edhe kundër Sheffield Wednesday në “Accrington Stanley”, por nuk e kishte të detyruar të vishte logon e FA Cup, pasi ndeshje nuk ishte përzgjedhur në listën e sfidave që shfaqen drejtpërdrejtë.

Ekipet që zgjidhen nga televizionet britanike duhet të veshin logon e FA Cup. /telesport.al