Gabimi i KQZ-së bënë fitues kandidatin që ka vdekur

Gabimi i KQZ-së bënë fitues kandidatin që ka vdekur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen zyrtare ku po publikon të dhëna në kohë reale për ndryshimet e fundit statistikore për zgjedhjet e 22 tetorit, mirëpo ka bërë një gabim për komunën e Ranilugut.

Fituesi ai zgjedhjeve në këtë komunë, figuron të jetë Gradimit Nikic i Listës Serbe, i cili ka vdekur në muajin shtator të këtij viti.

Kandidati i Listës Serbe për Ranilugun në zgjedhjet e 22 tetorit, ka qenë Vladica Aritonovic.

Në fletëvotimin në të cilin kanë pasur mundësi të votojnë qytetarët e Ranilugut, ka qenë emri i Aritonovic, i cili sipas rezultateve të deritashme të KQZ-së, del të jetë fituesi i zgjedhjeve me 77, 62 për qind të votave.

Mirëpo kjo ka qenë një gabim teknik ka thënë zëdhëndësi i KQZ-së,Valmir Elezi për Insajderin.

“Është vetëm një gabim teknik që na ka ikur në faqen e KQZ’së por në fletëvotime, normal që ka qenë zëvendësi i tij, pra kandidati i Listës Serbe ashtu siç është e paraparë dhe qytetarët atje kanë pasur mundësi ta votojnë atë kandidat’, ka thënë Elezi. /Insajderi.com