Gabimet “teknike” të Fakultetit Juridik

Në konkursin e hapur për studime të doktoratës, në Fakultetin Juridik aplikuar 44 kandidatë. Kushtet e parapara i plotësuan 37 prej tyre. Testit iu nënshtruan 40. Diçka nuk po përputhet. Dekani Haxhi Gashi këtë e ka quajtur si lëshim teknik.

Gabimet “teknike” të Fakultetit Juridik

Fakulteti Juridik më 26 shtator mbajti testin me shkrim për kandidatët që aplikuan në studime të doktoratës.

Në një informatë publike në sajtin e këtij fakulteti thuhej se “provimit i janë nënshtruar 40 kandidatë”.

Por në listat e atyre që i plotësonin kushtet, në bazë të dokumentacionit, ishin 37, kurse 7 të tjerë nuk i plotësonin.

Nga kjo del se tre kandidatë më tepër i janë nënshkruat testit.

Dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi i konfirmon këto lista. Por, tash del se të drejtë për të hyrë në test kanë edhe dy kandidatë tjerë, duke e çuar numrin në 39.

Dekani Gashi thotë se këta dy kandidatë e fituan të drejtën për test pas ankesave ndaj listës së publikuar të atyre që i plotësonin kushtet për test. Lajmin në sajtin e fakultetit e konsideron si ‘lëshim teknik’.

“Sipas kësaj gjendje provimit është dashur t’i nënshtrohen 39 kandidatë. Në web si njoftim për mbajtjen e provimit numri 40 është lëshim teknik”, ka thënë dekani Gashi.

Por ‘lëshimi teknik’ vazhdon të qëndrojë në sajtin e Fakultetit Juridik./Insajderi.com

lista-1

 

lista-2

 

juridiku