Gabigol rrëfen pse zgjodhi Interin dhe jo Juven

25.09.2016 21:55

Gabriel Barbosa mund të kishte zgjedhur klube si Juventus, Barcelona apo Manchester United në merkaton e verës, por ai preferoi Interin. Sulmuesi ka rrëfyer se e ka bërë këtë zgjedhje me zemër, duke besuar te projekti i klubit.

Gabigol rrëfen pse zgjodhi Interin dhe jo Juven

Ai mund të debutojë me fanellën e re në ndeshjen që Interi luan sot kundër Bologna-s në shtëpi. Në sfidën e së mërkurës me Empolin, ai ishte në stol, por nuk u aktivizua nga trajneri Frank de Boer.

“Bomberi” i quajtur ndryshe “Gabigol” deri në muajin e kaluar luante te Santos, por tani synon të tregojë veten në kontinentin evropian. Ai mezi po pret ta shohë Interin në maja, ashtu siç ishte para pak vitesh, shkruan Telesport.al.

“Erdha këtu për projektin. Interi dëshiron të rikthehet në një skuadër shumë të fortë dhe për këtë vendosa të vij në Itali me familjen time. Këtu kam lojtarë të mëdhenj si Antonio Candreva dhe Mauro Icardi, të cilët shënojnë plot gola. Dhe gjithashtu Eder, i cili është brazilian si unë. Më kanë pritur çmendurisht në aeroportin e Milanos dhe atëherë nuk e dija nëse do të isha lojtar i Interit. Jam i lumtur me zgjidhjen time dhe mendoj se kam ardhur te një skuadër e madhe, për të cilën gjithnjë kam dëgjuar gjëra të mira. Ja pse preferova Interin dhe jo Juventusin”, u shpreh 20-vjeçari për “Fox Sports“-in. /Insajderi.com