G20: Largimi i Britanisë nga BE është “shok për ekonominë globale”

G20: Largimi i Britanisë nga BE është “shok për ekonominë globale”

Ministrat e Financave të ekonomive lidere të botës kanë tërhequr vërejtjen se ekonomia globale do të pësojë “shok” në rast të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ministrat i dhanë këto vlerësime në një deklaratat të lëshuar pas përfundimit të takimit të grupit të G20 të mbajtur në Kinë.

Rezultati i referendumit është përmendur si një nga rreziqet e ekonomisë globale dhe kjo pritet të jetë në komunikatën finale të ministrave

Britania pritet që të votojë në referendum më 23 qershor nëse do të largohet nga BE-ja apo jo, raporton BBC.

Zyrtarët nga Amerika, Kina dhe Britania, si dhe shefja e FMN-së, Christine Lagarde, kanë diskutuar pikat kyçe të ekonomisë globale gjatë samitit në Shangai të premten./Insajderi