“Fytyrat e mërzitura”  të veteranëve serb për dënimin e ish-gjeneralit të tyre

“Fytyrat e mërzitura”  të veteranëve serb për dënimin e ish-gjeneralit të tyre

Është fshati Sokolac në Bosnje, aty ku jetojnë numri më i madh i veteranëve të ushtrisë serbe që kanë shërbyer nën komandën e Ratko Mlladiq i cili u dënua sot me dënim të përjetshëm për vrasjen e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve mysliman në Srebrenicë.

Një grup i këtyre veteranëve janë mbledhur në këtë fshat për ta shikuar verdiktiin kundër Mlladiqit dhe fytyrat e tyre siç shihen në video nuk janë aspak të lumtura.

Por mediat në Serbi kanë cituar disa prej tyre të kenë thënë se “ndihen krenar por të mërzitur me ish-gjeneralin e tyre”.

Mlladiqi është shpallur fajtor për komandimin e forcave përgjegjëse për krime, përfshirë mizoritë më të tmerrshmme të luftës – rrethimin trevjeçar vdekjeprurës të Sarajevës dhe masakrën e afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995.

Ky vendim i gjykatës është i fundit i Tribunalit të Hagës, që ishte formuar në vitin 1993 për t’i gjykuar krimet e kryera në luftërat në Ballkan në vitet e 90-ta.

Mlladiq, që ishte cilësuar si “Kasap i Bosnjës” nga armiqtë e tij, ishte akuzuar për 11 pika për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ratko Mlladiq,75 vjeçar, ishte i akuzuar për gjenocid, për organizim të ekzekutimit kolektiv të afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë në enklavën lindore Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, që është vlerësuar si mizoria më e tmerrshme e kryer në Evropë prej Holokaustit./Insajderi.com