Fyhet në baza racore futbollisti brazilian në Serbi

Fyhet në baza racore futbollisti brazilian në Serbi

Mesfushori brazilian i ekipit të Partizanit të Beogradit, Everton Luiz ka braktisur fushën me lot në sy dje pasi u fye në baza racore nga tifozët në Serbi.

Futbollistin 28 vjeçar e tallën dhe e përqeshën tifozët sa herë ai ka prekur topin ku në fund të ndeshjes ata edhe e shpalosen një flamur me mbishkrime raciste, shkruan DailyMail.

Ndërsa Luiz ka thënë se dua ta harroj sa ma shpejt këtë ngjarje dhe uroj mos të ndodh më.

“Më kanë fyer me baza racore përgjatë 90 minutave lojë dhe e gjithë tifozëria kundërshtare ishte kundër meje. Dua ta harroj sa më shpejt këtë ngjarje të shëmtuar dhe uroj të mos përsëritet më as në stadium as jashtë tij”, është shprehur Luiz pas përfundimit të ndeshjes.

Në këtë ndeshje Partizani fitoi 1-0 për të qëndruar e dytë në tabelën e gjashtë pikë prapa Yllit të Kuq të Beogradit. /Insajderi.com

racist