Futi shqiptarët me avion në Britani, lituanezi dënohet më 6 vjet burg

Futi shqiptarët me avion në Britani, lituanezi dënohet më 6 vjet burg

Me 6 vjet burg është dënuar 60-vjeçari nga Lituania, Algirdas Barteska, i cili më 24 qershor të vitit të kaluar u arrestua pasi kishte futur ilegalisht në Angli një familje shqiptare tre anëtarëshe.

Autoritetet e aeroportit të Seething ‘Norfolk’ u detyruan ta ndjekin përgjatë pistës dhe ta pengonin që ai të ngrihej në ajër pasi ishte ulur bashkë me familjen shqiptare, shkruan Tch.

60-vjeçarit iu gjenden edhe 5 mijë euro me vete, shumë e cila mendohet se ka qenë pagesa e shqiptarëve për të hyrë ilegalisht nga Gjermania në Angli.