Futbollisti tjetër që mund t’i thotë lamtumirë Italisë pas Buffonit

Futbollisti tjetër që mund t’i thotë lamtumirë Italisë pas Buffonit

Giorgio Chiellini mund të ndjekë pas Gianluigi Buffon dhe mund t’i thotë lamtumirën përfaqësueses italiane.

Vetë qendërmbrojtësi e ka deklaruar këtë në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ku foli edhe për eliminimin e Italisë nga Botërori i Rusisë.

“Ende nuk po e kuptojmë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”, tha Chiellini.

“Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet. Mendova të largohesha nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në “San Siro”, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, tha Chiellini./Top Channel