Futbollisti shqiptar nuk pranon të luajë kundër Kosovës

Futbollisti shqiptar nuk pranon të luajë kundër Kosovës

Ashtu si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në atë të kthimit, Përparim Hetemaj nuk ka pranuar të luajë për Finlandën kundër Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Tashmë, Finlanda e ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit. Më 2 shtator e presin Islandën, kurse tri ditë më vonë udhëtojnë në Shkodër, ku i pret Kosova.

Trajneri i Finlandës, Marko Kanerva u shpreh se për ndeshjen me Kosovën do të mungojë mesfushori me prejardhje nga Skenderaj, Përparim Hetemaj.

Më herët një ndeshje për Kosovën e ka luajtur vëllai i tij, Mehmet Hetemaj.

Pikërisht Kosova pikën e vetme në kualifikime e ka në udhëtim te Finlanda, ndeshje që përfundoi 1:1.