Futbollisti shqiptar nga Australia e ëndërron Kosovën

Pas Besart Berishës, edhe një tjetër futbollist i njohur kosovar që luan në Australi ka shpreh gatishmërinë dhe dëshirën për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti shqiptar nga Australia e ëndërron Kosovën

Ai është Labinot Haliti, futbollisti i njohur i Newcastlë Jets, i cili në një intervistë me portalin australian “Smh.au.com”, ka thënë se qëllim i tij është përfaqësimi  i Kosovës në të ardhmen.

“A do të doja të luaja për Kosovën? Do të gënjeja sikur të thosha jo. Unë kam lindur në Kosovë, familjen e kam atje dhe synimi im është të luajë një ditë për vendin tim. Unë kur e kam vizituar familjen kam pasur kontakte edhe me njerëz të Federatës”, ka deklaruar Haliti, raporton Insajderi.

“Njëherë dua të kthehem në formë të mirë me klubin, por pastaj një nga qëllimet e mija është edhe skuadra përfaqësuese e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Haliti luan në kampionatin australian prej më shumë se 6 vitesh. Ai ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, por asnjëherë nuk është paraqitur me Australinë.

30-vjeçari ka pasur aventura të shkurtra edhe në Evropë, me Teutën e Durrësit dhe skuadrën nga Polonia Lsk Lodz. /Insajderi.com