Futbollisti që vrapoi më së shumti kilometra në suksesin historik të kuqezinjve

Futbollisti që vrapoi më së shumti kilometra në suksesin historik të kuqezinjve

Amir Abrashi rezulton lojtari që ka vrapuar më shumë se të gjithë në ndeshjen Rumani-Shqipëri 0- 1. Mesfushori kuqezi, në bazë të statistikave të UEFA-s, ka përshkuar dje 11.47 kilometra, duke qenë i pari në listën e 10 lojtarëve që vrapuan më shumë.

Ashtu si në dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Francës, edhe këtë herë mesfushori shtatshkurtër ishte pa frena, duke konfirmuar se është një motor i vërtetë për skuadrën kuqezi. Abrashi po shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skemat e trajnerit De Biazi.

Pas tij, më shumë kilometra ka bërë rumuni Stankiu me 11.07, ndërsa i treti renditet Andi Lila me 10.97. I katërti është mesfushori Ledian Memushaj me 10.83 kilometra.

sa

Lista e “maratonomakëve” vijon me mesfushorët e Rumanisë, Hoban e Stanku. Ndërsa më pas është Elseid Hysaj me 9.27 kilometra dhe i parafundit Ansi Agolli me 9.17 kilometra.

Gjithçka mbyllet me mbrojtësin e Rumanisë, Sapunaru, që ka përshkruar 9.10 kilometra. Mesatarja e kilometrave të bëra si ekip nga Shqipëria është 9.99, ndërsa Rumania e kishte 9.62. /Insajderi.com