Futbollisti që humbi penalltinë përcaktuese, letër prekëse tifozëve të Atletikos

Futbollisti që humbi penalltinë përcaktuese, letër prekëse tifozëve të Atletikos

Ndonëse penalltia e tij i dëshproi së tepërmi tifozët e Atletiko Madridit, futbollisti i kësaj skuadre, Juanfran ka falënderuar tifozët e ekipit për përkrahjen që i kanë dhënë pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle tha se lotët e tifozëve të Atletikos e bën atë që të ngushëllohej deri në një masë.

“Hello Atleticos, kam pyetur klubin të adresohem përmes kësaj letre që t’ju tregoj gjithçka që po ndjej. Nuk do të harroj kurrë fytyrat tuaja kur ju kërkova falje. T’i shoh lotët e mi të reflektuar në mijëra fytyra të “Rojiblancos” në fund më ndihmuan që të kaloj mërzinë e thellë që kisha në ato momente. Dua të falënderoj kolegët, trajnerët dhe të gjithë që vijnë nga kjo familje e madhe”, ka shkruar 31-vjeçari në një letër të hapur për tifozët të publikuar në uebfaqen e klubit.

Ai madje u premtoi atyre se shumë shpejt do ta shohin Atletikon duke fituar Ligën e Kampionëve.

“Dy vjet më parë kam thënë se do të rikthehemi në finale. Tani ju them që Gabi, kapiteni jonë, shpejtë a vonë do ta ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe do të festojmë së bashku në Neputono. Ju dua shumë”, ka shkruar më tej ai.

Juanfran është pjesë e Atleticos që nga viti 2012 dhe ka pasur më shumë se 250 paraqitje për klubin deri tani.

Ai më parë ka luajtur me skuadrën rivale të “jorganxhinjve”, Real Madrid, nga e cila është rritur si futbollist. /Insajderi.com