“Jam shqiptar, nuk jam turk”, kishte thënë Hakan Sukur në fjalimin e tij në një universitet, para rreth pesë vjetëve në kohën kur pushteti në Turqi, i prirë nga Reccep Tayip Erdogan kishte filluar të mbyllte shkolla dhe universitete të caktuara dhe fjalët si “shqiptar” ose “kurd”, konsideroheshin sfidim i hapur na nacionalizmit, të cilin Erdogan e propagonte.
Sukur, një prej futbollistëve më të mirë dhe më të famshëm që ka pasur Turqia ndonjëherë ka histori të veçantë me Erdoganin dhe kjo histori ka qenë material për një shkrim të gjatë në Guradian.
Artikulli fillon duke shpjeguar një foto të veçantë të shkrepur në dasmën e futbollistit Hakan Sukur, ku në një tavolinë janë të ulur edhe presidenti i sotëm turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kleriku Fethullah Gulen.
Që prej asaj martese, më 1995 Hakan Sukur ka bërë histori duke shënuar më shumë se 150 gola për Galatasarayin, duke fituar Kupën UEFA me këtë klub, trofe të panumërt në Turqi dhe trofe me Interin e me Parman, për dy vjet sa luajti në Itali.
Sukur, babai i të cilit ka lindur në Prishtinë, gjë që nuk është mohuar kurrë nga ai, përtej heroit të Galatasaray u bë hero i Turqisë me shfaqjet e tij në kombëtaren turke me të cilën luajti në botërorin e viti 2002, shënoi golin më të shpejtë të histori të kampionateve botërore – pas 10 sekondave lojë dhe arriti deri në gjysmëfinale të kësaj gare.