Futbollisti i Partizanit të Beogradit: Të mbyllim veshët siç bëmë kur u luajt Shqipëri-Serbi

Futbollisti i Partizanit të Beogradit: Të mbyllim veshët siç bëmë kur u luajt Shqipëri-Serbi

Zoran Toshiç është lojtari me karrierën më të pasur në radhët e Partizanit të Beogradit. Ish-mesfushori i Mançester Junajtidit, në një bisedë për mediat serbe para ndeshjes ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, rikujton takimin Shqipëri-Serbi, luajtur dy vite më parë.

“Në Elbasan do të jetë atmosferë e zjarrtë. Kjo është një ndeshje ku duhet ta kesh mendjen vetëm te fitorja, ndaj duhet të jemi të qetë. Është e rëndësishme të përqendrohemi te futbolli dhe të mendojmë vetëm për fushën e lojës”.

“Mbaj mend në Shqipëri-Serbi që kishte shumë presion. Para ndeshjes u godit me gur edhe autobusi ynë. Atëherë ne të gjithë u izoluam nga gjithçka, mbyllëm veshët, ndaj dhe fituam 2-0. Kjo ndeshje duhet trajtuar si çdo tjetër”, ka thënë Tosiç për “Blic”.

“Kam menduar gjëra shumë të mira pas asaj ndeshjeje në Elbasan. Kemi ngelur shumë të kënaqur nga ajo ndeshje. Megjithëse asnjë skuadër nuk kishte objektiva, kemi bërë një ndeshje të fortë. Pres të njëjtën atmosferë. Do të hyjmë në fushë për fitore dhe mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta arritur. Futbolli bashkon dhe afron”, ka thënë ai.