Më parë, Bo" />

Futbollisti malazez që eliminoi Kukësin, zyrtarisht futbollist i Prishtinës

Futbollisti malazez që eliminoi Kukësin, zyrtarisht futbollist i Prishtinës

Futbollisti malazez Drasko Bozoviç ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Prishtinën. Mesfushori, së fundi ka luajtur në Rudar të Pljevljes në Mal të Zi.

Më parë, Bozoviç ka luajtur në Buduçnost të Podgoricës, Hapoel Be’er Sheva, Mladost Podgoricë, Domzhale Slloveni, Lovçen, Sutjeska dhe së fundir Rudar.

Ka fituar dy herë titullin e kampionit me Mogrenin në edicionet 2008/09 dhe 2010/11, dy herë nënkampion radhazi me Lovçenin 2013/14 dhe Sutjeskën 2014/15 si dhe dy herë Kupën e Malit të Zi me Lovçenin (2013/14) dhe me Rudarin 2015/16.

Bozhoviç është i gjatë 183 cm. Në edicionin e fundit si mesfushor ka shënuar tre gola.

“Më erdhi oferta dhe u binda që ka të bëjë me projekt të mirë që Prishtina e dëshiron titullin pas katër vitesh dhe pastaj t’i zhvillojë edhe ato ndeshje të kualifikime në Ligë të kampionëve. Pra, me njerëzit në klub, me ata të cilët i njoh, më kanë preferuar dhe vendosa të vije. Kjo është nxitje për mua dhe besoj se do të lë përshtypje të mira”, deklaroi sot Bozoviç, kur u prezantua si futbollist i Prishtinës.

Në sezonin 2015/2016, teksa luante me skuadrën e Sutjeskës, Bozoviç kishte eliminuar skuadrën shqiptare, FK Kukësi, nga Liga e Evropës.

Në dy ndeshjet e luajtura mes Sutjeskës dhe Kukësit, mesfushori kishte zhvilluar minuta të plotë. /Insajderi.com