Futbollisti i kombëtares mbetet i bllokuar në aeroport

Futbollisti i kombëtares mbetet i bllokuar në aeroport

Jahmir Hyka nuk ka arritur t’i bashkohej mbrëmë Kombëtares shqiptare të futbollit, sipas planit të udhëtimit që kishte nga SHBA.

Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia e largët deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.

Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë “Alitalia”, me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt vendit tonë.

Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t’i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri i tij drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.

hyka alitalia

Futbollisti nuk ka ngurruar të shprehë zhgënjimin e tij për këtë ndryshim planesh me një postim në rrjetet sociale.

Ky është një shqetësim më shumë për trajnerin De Biazi, duke llogaritur këtu edhe kohën e pakët që ka në dispozicion për stërvitjet me kuqezinjtë para sfidës delikate ndaj Italisë.