Futbollisti i Bayernit nuk e di nëse India është pjesë e Azisë

17.07.2017 15:17
Futbollisti i Bayernit nuk e di nëse India është pjesë e Azisë

Nga Thomas Müller mund të presësh gjithçka.

Jo vetëm gola, por shaka, budallallëqe dhe argëtim. Edhe kur nuk është në formë të mirë fizike, mesfushori i Bayern-it di se si të kënaqë tifozët e tij, me dashje ose jo. Dhuntia e tij është humori krejtësisht natyral.

Videoja më e fundit e tij, ku shfaqet në një duel me shokun e tij të skuadrës, Thiago Alcantara, e dëshmon këtë. Meqë Bayern aktualisht është në Azi, “Goal.com” u ka bërë gjashtë pyetje mbi kontinentin aziatik.

Spanjolli është i shkëlqyer me përgjigjet e tij, kurse Müller jo edhe aq, sepse nuk e di nëse India është pjesë e Azisë.

Thiago vs. Muller in ICC 2017 quiz

Colours, capitals and champions…Thiago Alcantara and Thomas Muller go head-to-head in the Asia Quiz!

تم نشره بواسطة ‏‎Goal.com‎‏ في 17 يوليو، 2017