Futbollistët nuk durojnë më, skuadra e Vala Superligës futet në bojkot [Foto]

Futbollistët nuk durojnë më, skuadra e Vala Superligës futet në bojkot [Foto]

Futbollistët e Drenicës nuk e durojnë më problemin financiar dhe tani e kanë marrë një vendim drastik.

Ata janë futur në bojkot, shkruan GazetaOlle. Lajmi është konfirmuar nga faqja e tifozëve të Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”.

Këta të fundit janë shprehur të revoltuar me kryesinë e klubit.

Ndryshe, trajneri Bekim Shotani konfirmoi mbrëmë në emisionin Arena në Tribuna Channel, se klubi ka probleme financiare.

Tekniku vushtrrias tha që kryesia ua ka dy paga borxh futbollistëve.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë drejtuesit e klubit kuqezi tani.