Kosovarët e Zvicrës heshtin për debutimin e Kosovës

06.09.2016 19:56

Pavarësisht se janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, futbollistët kosovarë të Zvicrës, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka nuk kanë pasur asnjë fjalë për debutimin historik të Kosovës në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Kosovarët e Zvicrës heshtin për debutimin e Kosovës

Futbollistët kosovarë të përfaqësueses zvicerane, emrat e të cilëve janë përfolur shumë së fundmi për një ndërrim të mundshëm të kombëtares helvetike për atë kosovare, nuk kanë reaguar për barazimin e Kosovës ndaj Finlandës mbrëmë.

Xhaka, i cili është prezent në rrjetet sociale, ka postuar një foto të tij me fanellë të përfaqësueses zvicerane në ditën e ndeshjes së Kosovës. Anëtari i Arsenalit nuk e ka përshkruar foton, vetëm e ka hedhur atë në rrjetin social Instagram.

xha

Në anën tjetër, futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit, Xherdan Shaqiri, ka postuar vetëm sot një fotografi të tij, derisa i dëshironte sukses shokëve të tij të kombëtares zvicerane për ndeshjen e sotme ndaj Portugalisë.

“Suksese vllezërve të mijë ndaj Portugalisë sonte”, shkruan Shaiqiri në Instagram.

sha

Nuk ka pasur fjalë për debutimin e Kosovës as futbollisti i Watford, Valon Behrami, i cili edhe pse në shumicën e rasteve gjen kohë të urojë kosovarët për festat shtetërore apo kombëtare, kësaj radhe ka zgjedhur heshtjen.

Zvicra përballet sonte me fillim nga ora 20:45 me fituesen e Kampionatit Evropian, Portugalinë, në ndeshjen e parë të tyre në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”. /Insajderi.com