Futbollistët kosovarë që mund të përfitojnë nga rregulli i ri i FIFA-s

Futbollistët kosovarë që mund të përfitojnë nga rregulli i ri i FIFA-s

Nëse rregulli i ri i FIFA-s për ndërrim të përfaqësueseve futet në fuqi, atëherë sulmuesit Shani Tarashaj dhe Veton Berisha do ta kenë mundësinë të zgjedhin për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, edhe pse më parë kanë zhvilluar ndeshje zyrtare për Kombëtaret e Zvicrës, përkatësisht Norvegjisë.

Pra, Tarashaj dhe Berisha janë të vetmit prej futbollistëve kosovarë që mund të përfitojnë nga ky rregull.

Ditë më parë, është raportuar se FIFA po e shqyrton mundësinë e lejimit të futbollistëve për të ndërruar përfaqësueset.

Por jo të gjithë futbollistët mund të bëjnë një lëvizje të tillë.

Sipas raportimeve, FIFA do të lejojë të bëjnë ndërrim lojtarët që kanë një apo dy paraqitje zyrtare për një përfaqësuese.

Tarashaj e Berisha mund të zgjedhin të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës edhe pse më herët kanë regjistruar paraqitje zyrtare me Zvicrën, përkatësisht Norvegjinë, shkruan Koha Ditore.