Futbollistët e Kosovës nisin përgatitjet para ndeshjes kundër Finlandës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar përgatitjet para ndeshjes kundër Finlandës, e vlefshme për eliminatoret për kampionatin botëror.

Futbollistët e Kosovës nisin përgatitjet para ndeshjes kundër Finlandës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesja është vendosur në qendrën sportive Eerikkila ku lojtarët dhe trajnerët kanë analizuar disa ndeshje të kundërshtareve të tyre.

Në komunikatën për media dërguar nga FFK thuhet se atmosfera në përfaqësuese është mjaft e mirë dhe entuziaste. Sipas FFK’së, gjendja shëndetësore e futbollistëve është e mirë dhe mjeku i skuadrës dr. Murat Berishës ka thënë se nuk ka asnjë problem, dhe gjithçka po shkon sipas planit.

Më 5 shtator, Kosova luan ndeshjen e parë në kuadër të elimintaroeve për Rusi 2018.  Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë garë./Insajderi.com