Futbolli i femrave, kombëtarja U19 mund Malin e Zi

Futbolli i femrave, kombëtarja U19 mund Malin e Zi

Kombëtarja e futbollit të femrave U19 ndoqi shembullin e skuadrës së parë dhe arrin të fitojë miqësoren me Malin e Zi.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, sfida përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të 19-vjeçareve të drejtuara nga Nevil Dede.

Fati i sfidës u vendos që në pjesën e parë të saj kur u shënua edhe goli i fitores për skuadrën tonë përfaqësuese. Gjithçka ndodhi në minutën e 25 të kësaj pjese kur Myrtollari  arriti të mposhtë portieren malazeze.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, historitë nuk ndryshuan dhe skuadra jonë kombëtare e 19-vjeçareve arriti të marrë këtë sukses ndaj bashkëmoshatareve të tyre nga Mali i Zi.