Futbolli i femrave është shndërruar në cirk

03.11.2017 09:42
Futbolli i femrave është shndërruar në cirk

Futbollistet e klubit Mitrovica, të mërkurën, kishin marrë rrugë drejt Kaçanikut për të zhvilluar ndeshjen e mbetur kampionale të Ligës së Femrave në futboll.

Në vend që të luanin kundër ekipit Bazeli-2015, futbollistet mitrovicase në fushën e Kaçanikut luajtën mes vete të ndara në dy ekipe. Në fund, ekipi me fanella të zeza triumfoi ndaj atij me fanella të gjelbra me rezultatin 6:5. Por, kjo ka pak rëndësi, shkruan sot Koha Ditore.

E rëndësishme në këtë rrëfim të dhimbshëm për futbollin është se ekipi vendas nuk doli në fushë, megjithëse ishte gjithçka gati. Edhe zyrtarët e ndeshjes ishin aty bashkë me ekipin mysafir. Për këtë u dhanë dy versione.