Fushatë vetëdijesimi për parandalimin e migrimit të parregullt

Fushatë vetëdijesimi për parandalimin e migrimit të parregullt

Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga BE-ja, “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”, sot do të lansoj fushatën vetëdijsuese për parandalimin e migrimit të parregullt.

Lansimi i kësaj fushate vetëdijësuese do të mbahet sot nga ora 10:00 në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Holanda si partner kryesor dhe Austria e Suedia si partner mbështetës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, respektivisht me Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim. /Insajderi.com