Fury i dërgon këtë mesazh Joshuas, sulmon edhe Klitschkon [Foto]

Fury i dërgon këtë mesazh Joshuas, sulmon edhe Klitschkon [Foto]

Tyson Fury i ka dërguar një letër të hapur Wladimir Klitschkos, duke përmendur edhe numrin një të botës në boks, Anthony Joshua.

Fury ka thënë se do të ‘jetë përgjithmonë në makthet e Wladimir Klitschkos’, dhe i ka premtuar Anthony Joshuas se do ta trajtojë në të njëjtën mënyrë, shkruan ‘Daily Mail’, përcjell Insajderi.

29-vjeçari, i cili nuk ka qenë në aksion që prej kur e mposhti Klitschkon në nëntor të 2015-tës, mbahet mend për disfatën të cilën ia shkaktoi legjendës së boksit, ukrainasit Wladimir Klitschko.

I vetëquajturi ‘Mbreti Cigan’, i cili nuk ka boksuar që nga ajo natë në Dusseldorf rreth dy vite më parë, ka ritheksuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në ring, në mënyrë që të rifitojë titujt të cilët muajin e kaluar i humbi shkaku i problemeve me drogën dhe depresionin.

Që nga ajo kohë, ai është përfshirë në armiqësi me kampionin e IBF, WBA dhe IBO, Anthony Joshua, duke e sulmuar atë në rrjete sociale.

29-vjeçari së fundmi e sulmoi një armik të vjetër, duke shkruar një letër të hapur për Wladimir Klitschkon në ‘Twitter’.

“Në luftën tonë ti nuk arrite të lëshosh asnjë goditje, por ti vazhdon të thuash se Joshua është më i mirë, dhe e di se nuk do ta pranosh realitetin para botës, por në mendjen tënde e ti të vërtetën, ashtu si edhe Vitali!”, shkroi në rrjete sociale Fury.

“Ju e dini se çfarë ndodhi në atë ndeshje, dhe do të merrem me vëllain tënd të vogël Joshuan, në mënyrë të njëjtë si jam marrë me ty”, shtoi Fury.

“Do të jem në makthet e tua përgjithmonë Klitschko, dhe gjithmonë do ta dish se nuk arrite ta mposhtësh ciganin e trashë”, përfundoi Fury. /Insajderi