Furtado sfidon Dua Lipën t’i heçë reçipetat në mbrojtje të komunitetit LGBT

Furtado sfidon Dua Lipën t’i heçë reçipetat në mbrojtje të komunitetit LGBT

 

Dua është ndjerë shumë e nderuar të sfidohet nga Nelly dhe e ka pranuar menjëherë duke i thënë se për të mund te heqë edhe më shumë se reçipetat.

Këngëtarja Nelly Furtado është një ndër më të njohurat në fushën e muzikës por së fundi ajo e ka zhvendosur disi aktivitetin e saj në mbrojtje të kauzave të ndryshme.

Së fundi ajo është parë të mbrojë komunitetin LGBTI dhe të lobojë për të drejtat e grave.

Ajo ka bërë një video në Instagram ku sfidon disa prej këngëtareve të njohura t’i bashkohen kauzës së barazisë gjinore duke hedhur reçipetat e tyre në formë proteste virtuale. Ajo ka dashur që edhe Dua Lipa të jetë pjesë e kësaj dhe e ka bërë tagg duke e sfiduar publikisht.

Dua nga ana tjetër është ndjerë shumë e nderuar të sfidohet nga Nelly dhe e ka pranuar menjëherë duke i thënë se për të mund te heqë edhe më shumë se reçipetat.

Mbetet të shikojmë kë do të sfidojë Dua, por shumë lehtë mund të jetë ndonjë yll shqiptar me famë botërore. / KultPlus.com